Shkolla fillore "Dituria" në fshatin Corroticë  me probleme të infrastrukturës dhe mungesë të teksteve mësimorë (foto)
Lokale

Shkolla fillore "Dituria" në fshatin Corroticë me probleme të infrastrukturës dhe mungesë të teksteve mësimorë (foto)

19.Sep.2015 14:29
0
Nëpër shkollat shqiptare në Luginë të Preshevës, brengë kryesore është rënia e numrit të nxënëse e cila i shqetëson personelin arsimorë dhe shumë të tjerë, andaj përveç këtij shqetësimit, shkolla fillore "Dituria" në Corroticë me 276 nxënës ka edhe problemin e infrastrukturës dhe mungesën e teksteve shkollore.

Drejtori i kësaj shkolle, Adil Bajrami gjatë një bisedë për Titulli.com ka thënë se gjendja e arsimit, vitet me radhë po keqësohet në aspektin mbarëvajtjes së mësimit.

“Kemi kushte jo të mira nëpër shkolla, mungesa e teksteve të mirëfillta shkollore, mjeteve shtesë për konkretizimin e mësimit, mungesa e vazhdueshme përsosshmërisë profesionale të kuadrit arsimor dhe si rrjedhojë e saj nuk kemi një arsim cilësorë”, deklaroi Bajrami.

Ai shtoi se kuadri arsimor pranë kësaj shkolle është me kualifikime përkatëse mbi 90% të lëndëve mësimore.

“Të pakualifikuar kemi disa orë nga lënda e matematikës, kulturën muzikore dhe një normë orësh nga gjuha serbe si gjuhë jo amtare, kur është fjala te lënda e gjuhës serbe, mësimi zhvillohet edhe nga dy arsimtarë të tjerë të kualifikuar, e që janë të përkatësisë shqiptare”, theksoi drejtori i shkollës fillore “Dituria” në Corroticë. 

Në pyetjen e gazetarit lidhur me tekstet mësimore dhe për numrin e personelit arsimor dhe numrin e nxënësve Bajrami është shprehur se furnizimi i teksteve shkollore deri vitin e kaluar ka qenë falas nga Ministria e arsimit të RS për nxënësit prej klasës së parë deri të katërtën duke shtuar se këtë vit furnizimi me tekste gjithashtu nga Ministria e arsimit të Serbisë bëhet në mënyrë selektive duke u nisur nga nxënësit me kushte më të këqija me 100%, ata mesatar me 50% . 

Naim Kamberi arsimtar i gjuhës serbe pranë shkollës fillore “Dituria” në fshatin Corroticë të komunës së Preshevës shprehet: se kanë probleme me planprogramin e gjuhës serbe dhe tekstet mësimore të kësaj lënde.

“ Në fillim të vitit janë sjellë tekstet e gjuhës serbe, të cilat janë siguruar nga Trupi Koordinues për të gjitha klasat, e që këto tekste përputhen me planprogramin. Sa i përket nxënësve, ata në përgjithësi e kuptojnë  gjuhën serbe, por ka edhe nga ata që kanë vështirësi në kuptimin e njësive mësimore”, tha Kamberi.

Ndërsa nxnësit shprehin qëndrimet e tyre  rreth mësimeve të lëndës së gjuhës serbe.

Nora Musliu, nxënëse pranë kësaj shkolle  lidhur me lëndën e gjuhës serbe pohoi se kupton mirë dhe nuk kam hasur në ndonjë vështirësi as në përsëritje as në përkthim.

Edhe nxënësi Dhurim Pajaziti thotë se gjuhën serbe e kupton dhe sipas tij  ka disa nxënës tjerë të cilët po kanë probleme gjatë shpjegimit apo përkthimit të ndonjë njësie mësimore.

Sipas drejtori Adil Bajrami numri i të punësuarve në shkollën fillore “Dituria” është 53 veta në procesin e drejtpërdrejt edukativo-arsimor dhe në paralelen e saj të ndarë në Bukuroc janë gjithsejtë 40 arsimtarë.

“Numri i nxënësve prej vit në vit është! në rënie e sipër, këtë vit shkollor 2015/2016 janë gjithsejtë 276 nxënës të shpërndarë në 20 paralele, 12 paralele në shkollën amë në Corroticë me 217 nxënës dhe 8 paralele në Bukuroc me 59 nxënës”, deklaroi për Titulli.com drejtori Bajrami./Titulli.com/

 

 

Gjinekologia Zeqiri e arratisur nga Kosova ushtron veprimtarinë në Bujanoc
Përkujtohen dëshmorët e UÇPMB-së në Dobrosin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration